Anne Hathaway po u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e kanë kthyer vëmendjen kah ajo.
Të hënën, Hathaway iu përgjigj pretendimeve se barku i saj është i rremë në një video të re në Instagram, e cila u dha fansave një pamje prapa skenave të paraqitjes së saj në tapetin e kuq në premierën e filmit “The End of Oak Street”.
“Flokë artificiale, bark i vërtetë”, shkroi Hathaway në mbishkrimin e saj.
Hathaway kishte marrë pjesë në premierën e së dielës e veshur me një bluzë të shkurtër me jakë të improvizuar blu të çelët, e cila kishte një bisht pelerinë të gjatë, duke e nxjerrë në pah barkun e saj të gjatë.
Ajo e kombinoi këtë pamje me xhinse të gjera dhe të ulëta dhe taka të kuqe.
Veshja e saj menjëherë shkaktoi pretendime se ajo mbante një bark artificial.
Aktorja e famshme ka disa javë që ka publikuar lajmin se është në pritje të ëmbël.
Deri më tani, ajo nuk ka marrë ndonjë kritikë mbi pamjen, por me të zbuluar barkun, nisën zërat se barku i saj është fals.



