Kërcënim me thikë në mes të Tetovës, qytetari ia merr armën autorit

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë.

Sipas denoncimit, raporton Tetovasot, një 59-vjeçar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me dy persona, njëri prej tyre e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Megjithatë, ai ka arritur t’ia marrë mjetin autorit të dyshuar para se situata të përshkallëzohej. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

By admin4