Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Skender Llugiqit, i cili sot gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duhet të pushkatohet.
Berisha përmes një postimi në Facebook i tha disa fjalë për të dyshuarin.
“Ky njeri është i afërt me Tefik Llugiqin, një UDB-ash dhe funksionar të viteve ’80”, ka shkruar Berisha transmeton Klankosova.tv.
Veprimi i Skender Llugiqit, i ka aktivizuar menjëherë institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
Llugiqi u prangos nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës.



