Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen në ndërtesën e Qeverisë

Disa deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë.

Aty pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti.

Motivi i konferencës është i njëjtë me thirrjen e djeshme në Kuvend.

PDK-ja dëshiron që të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

“Sot jemi para Qeverisë, krahas veprimeve të tjera që po ndërmarrim. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës!” thuhet në njoftimin e partisë.

By admin7