Fitoi ndeshjen ndaj Deportivos, Reali merr një trofe të veçantë

Real Madridi ka fituar një tjetër ndeshje miqësore.

Këtë herë ata mposhtën Deportivo La Corunan me rezultat minimal 0-1, pas golit të Brahim Diazit në fund të pjesës së parë.

Mirëpo ajo çka mori vëmendje ishte trofeu i cili iu dorëzua “Los Blancos”-it, një trofe gjigant, i cili peshonte plot 40 kg ku u desht të ngrihej nga dy lojtarët, Federico Valverde dhe Andriy Lunin.

Reali, ndeshjen e fundit parasezonale do ta zhvillojë ndaj Schalkes të dielën, në orën 17:00./IndeksOnline/

By admin12