“Nuk do të lejoj veten të fshihem”, Halle Berry flet për plakjen dhe menopauzën

Teksa i afrohet 60-vjetorit, Halle Berry duket më e vendosur se kurrë për ta shijuar këtë etapë të jetës pa u shqetësuar nga paragjykimet për moshën.

Aktorja ka ndarë me 9.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet tropikale, ku shfaqet me bikini, të kombinuara me një fustan të zi të punuar me grep.

“60, ja ku jam…”, shkroi Berry krahas fotografive, duke marrë menjëherë komente dhe komplimente të shumta nga fansat për paraqitjen e saj.

Por për aktoren, kjo periudhë nuk lidhet vetëm me pamjen e jashtme. Berry ka folur vazhdimisht për mënyrën se si gratë përballen me paragjykime teksa plaken, veçanërisht në Hollywood.

“Nuk do të lejoj veten të fshihem”, është shprehur ajo, duke e lidhur këtë qëndrim edhe me misionin e saj për të folur më hapur për menopauzën. “Do të jem më e zhurmshme se kurrë”, ka deklaruar Berry.

Përmes platformës së saj, ajo ka marrë një rol aktiv edhe në promovimin e shëndetit të grave, duke e konsideruar këtë angazhim si pjesë të asaj që e quan “akti im i dytë”.

Në planin personal, Berry është në një lidhje me muzikantin Van Hunt, me të cilin është bashkë që nga viti 2020. Ajo është gjithashtu nënë e dy fëmijëve.

Edhe pse ka kaluar nëpër tre martesa të përfunduara me divorc, aktorja nuk e ka përjashtuar mundësinë që të martohet sërish me Hunt.

“Kur hoqa dorë dhe thashë se do t’i jap përparësi vetes, jetës sime, mirëqenies sime, aktit tim të dytë… atëherë u shfaq personi i përsosur”, ka treguar ajo për lidhjen e saj.

By admin4