E rëndë në Gostivar: Dy xhaxhallarë sulmojnë nipin dhe babanë e tij me mjete të mprehta

Më 13.08.2026 në ora 23:30 në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20 në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij J.A. dhe F.A., të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, e më pas kanë hyrë edhe në shtëpi ku kanë sulmuar fizikisht edhe babanë e tij.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

By admin7