Hamdi Dehari, vëllai i Avni Deharit, ka ndërruar jetë sot, më 13 nëntor 2026, në moshën 84-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vetë Avni Dehari, përmes një njoftimi, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait.
„Kujtimi për të për ne do të jetë i përhershëm“, ka shkruar Avni Dehari.
Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet për tri ditë, më 14, 15 dhe 16 nëntor, në shtëpinë e të ndjerit në fshatin Sllupçan.
Fakti Ditor i shpreh ngushëllimet familjes Dehari dhe të gjithë të afërmve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!



