Një rast shqetësues është regjistruar sot në njërën nga shkollat e mesme në Tetovë, ku policia ka gjetur një armë zjarri – pistoletë, të cilën e posedonte një nxënës. Sipas burimeve mirë të informuara të Tema.mk, arma është zbuluar nga policia dhe më pas është konfiskuar.
Redaksia e Tema.mk posedon edhe emrin e shkollës ku ka ndodhur rasti, por deri në momentin kur organet kompetente të dalin me një version zyrtar, emri i institucionit arsimor nuk do të bëhet publik. Ky rast ngre edhe një herë shqetësimin për sigurinë në shkollat tona dhe praninë e mundshme të armëve në ambientet ku duhet të mbizotërojnë edukimi, mësimi dhe siguria e nxënësve./Tema.mk/



