Aksident i rëndë në autostradën Tetovë–Shkup, vetura përfundon poshtë mbikalimit në afërsi të Llaskarcës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në autostradën Tetovë–Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, një veturë ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit të autostradës.

Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet kompetente janë njoftuar për rastin.

Në vendngjarje janë mbledhur banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë për personat e aksidentuar deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që institucionet kompetente të dalin me më shumë informacione pas përfundimit të hetimeve në terren.

By admin7