Time Kadrijaj: Nuk jam pishman që e godita me vezë Albin Kurtin!

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar për Indeksonline se nuk është penduar për veprimin e saj ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk jam pishman që e godita me vezë Albin Kurtin. E kam bërë me vetëdije të plotë”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi në rast se, sipas saj, shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Në rast se shkelet Kushtetuta, nuk ndalem së kërkuari drejtësi”, është shprehur Kadrijaj.

Kadrijaj ka kritikuar Kurtin, duke theksuar se ai, sipas saj, nuk ka të drejtë të veprojë në kundërshtim me shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Kurti s’ka të drejtë të luajë me shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar ajo për Indeksonline.

By admin7