Një 14-vjeçare nga fshati Davidovc i Shtimes ka bërë një gjest shembullor, duke dorëzuar në Polici një portofol me 260 euro dhe dokumente identifikuese.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, kur e mitura E. Baftiu e gjeti portofolin dhe e dorëzoi në Stacionin Policor në Shtime, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në dokumentet e gjetura, policia arriti ta identifikojë pronarin, E.M., 17-vjeçar nga fshati Reçak, ai u njoftua dhe u paraqit në stacionin policor për ta tërhequr portofolin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar 14-vjeçaren për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin e saj shembullor qytetar.



