KANITA SPAHIJA – KRENARIA E KAÇANIKUT DHE E KOSOVËS

Kanita Spahija, sportistja jonë nga Kaçaniku dhe anëtare e Klubit të Mundjes Kaçaniku, është një vajzë që po e ndërton me shumë punë, sakrificë, disiplinë dhe përkushtim një rrugëtim të bukur në sportin e mundjes.

Që në moshë të re, Kanita ka treguar talent dhe mbi të gjitha karakterin e një luftëtareje. Çdo sukses i saj është rezultat i shumë orëve stërvitje, lodhjes dhe sakrificës.

🏆 SUKSESET E KANITËS:

🥇 Vendi i parë – Turneu Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prizren, një nga turnetë e rëndësishëm të mundjes në Kosovë.

🥈 Nënkampione e Ballkanit – medalje e argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Cluj-Napoca, Rumani, ku Kanita përfaqësoi Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰

🥇 Kampione – Turneu Ndërkombëtar për femra “Heroinat e Kaçanikut”, ku triumfoi në kategorinë 55 kg.

🏅 Përveç këtyre rezultateve, Kanita ka marrë pjesë në gara vendore dhe ndërkombëtare, duke fituar përvojë dhe duke dëshmuar vazhdimisht se është një nga vajzat e reja që premton shumë për të ardhmen e mundjes në Kosovë.

🇽🇰 NJË MOMENT I VEÇANTË PËR TË

Për sukseset dhe potencialin e saj, Kanita është vlerësuar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, duke marrë njohje dhe bursë njëvjeçare – një tjetër dëshmi se puna dhe rezultatet e saj po vlerësohen në nivelin më të lartë sportiv.

Pas saj qëndrojnë Klubi i Mundjes Kaçaniku, trajneri Ferat Ramadani, familja dhe të gjithë ata që e mbështesin në këtë rrugëtim. ❤️

Por ajo që e bën edhe më të veçantë Kanitën është përkushtimi i saj. Edhe kur të tjerët pushojnë, ajo stërvitet. Ka bërë përgatitje të vështira, madje edhe stërvitje herët në mëngjes në Shtrazë, duke punuar për ëndrrat e saj.

Tash synimi është edhe më i madh. 🇽🇰🔥
Kampionati Ballkanik në Kroaci është sfida e radhës dhe Kanita po përgatitet me përkushtim maksimal për ta përfaqësuar Kosovën sa më denjësisht.

Si prind, është vështirë të përshkruhet me fjalë krenaria kur e sheh vajzën tënde duke dalë në tapet dhe duke luftuar me zemër për flamurin e Kosovës.

Kanita, medaljet janë të bukura, por mbi të gjitha na bën krenar puna jote, karakteri yt dhe fakti që nuk dorëzohesh kurrë.

Vazhdo kështu bija ime. ❤️
Puno, beso dhe lufto për ëndrrat e tua.

🇽🇰🤼‍♀️ Nga Kaçaniku për Kosovën – Kanita Spahija!
🥇🥈 Kampione, nënkampione dhe mbi të gjitha një luftëtare që ka ende shumë për të treguar.

Suksese në çdo sfidë që të pret!
Flamuri i Kosovës qoftë gjithmonë mbi supet e tua! 🇽🇰❤️