“Disa kritika janë të vërteta”, vajza e Michelle Hunziker pranon privilegjet: “Nuk e di çfarë do të thotë të kesh uri”

Aurora Ramazzotti, vajza e prezantueses Michelle Hunziker dhe këngëtarit Eros Ramazzotti, ka folur hapur për kritikat që merr në rrjetet sociale, duke pranuar se është rritur në kushte të privilegjuara.

Gjatë pjesëmarrjes në spektaklin italian të vallëzimit “Ballando con le stelle”, 29-vjeçarja pranoi se disa nga komentet që e përshkruajnë si “snobe”, “të shkëputur nga realiteti” dhe “vajzë të llastuar” kanë një bazë të vërtetë.

“Është e vërtetë që nuk e di çfarë do të thotë të kesh uri sepse nuk mund të përballosh asgjë”, u shpreh ajo, duke pranuar se nuk i ka përjetuar vështirësitë ekonomike me të cilat përballen shumë njerëz.

https://www.instagram.com/reels/DenQ3IiFLCy/

Aurora rrëfeu se për vite me radhë ka qenë tepër e ashpër me veten, duke menduar se jeta nuk kishte qenë mjaftueshëm e vështirë me të.

“Kam mësuar të kuptoj se secili ka rrugën e vet, secili ka historinë e vet”, deklaroi ajo, duke treguar se tashmë e sheh veten me më shumë mirëkuptim.

Ndërkohë, në “Ballando con le stelle”, Aurora garon së bashku me partnerin e vallëzimit Nikita Perotti. Dyshja fitoi episodin e parë, ndërsa në të dytin u rendit në vendin e katërt me 55 pikë.

GODITJE E FORTË PËR TRUMPIN! 71% e amerikanëve kundër drejtimit të SHBA-së, miratimi i presidentit bie në nivel rekord