Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, me mbishkrimin “Kosova po pret”!

Pas përfundimit të mbledhjes, Çitaku ka folur para gazetarëve, duke shprehur pritjet e saj për procesin e apelit.

“Kosova po pret. Ne presim që në apel të vendoset drejtësia”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka kritikuar vendimin e shkallës së parë në Hagë me 16 shtator, duke e cilësuar atësi “krim ndaj historisë dhe drejtësisë”.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për përmirësimin e situatës dhe për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së./IndeksOnline/