Kriza e naftës, Maqedonia e Veriut zgjat masat emergjente deri në prill 2027

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjasë edhe për gjashtë muaj gjendjen e krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, për shkak të rrezikut nga ndërprerjet e mundshme në treg.

Vendimi u miratua sot, në seancën e 126-të parlamentare, ndërsa gjendja e krizës do të mbetet në fuqi deri më 20 prill 2027.

Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë-Hercegovinë.

Kuvendi gjithashtu zgjodhi Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, si komisioner të jashtëm në Komisionin e Letrave me Vlerë.