ALARM PËR NETANYAHUN! Partitë arabe bashkojnë forcat për ta rrëzuar nga pushteti, zgjedhjet në Izrael mund të sjellin përmbysje politike

Partitë që përfaqësojnë qytetarët arabë të Izraelit synojnë të bashkëpunojnë me opozitën për t’i dhënë fund qeverisjes së Benjamin Netanyahut, duke kërkuar një rol më të madh në skenën politike të vendit.

Në një video fushate të publikuar më 10 tetor, Yousef Jabareen, kryetar i Listës së Përbashkët, deklaroi se aleanca do të përdorë të gjitha mjetet politike në dispozicion për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe për të mbështetur opozitën.

Ahmed Tibi, kryetar i Lëvizjes Arabe për Ndryshim, i cilësoi zgjedhjet si vendimtare për qytetarët hebrenj dhe arabë, duke kritikuar ashpër qeverinë për atë që ai e përshkroi si rritje të racizmit dhe nxitjes kundër arabëve. transmeton Faktiditor.info

Sipas mesatares së sondazheve të The Economist, kundërshtarët e Netanyahut mund të sigurojnë mesatarisht 64 nga 120 vendet në Knesset, parlamentin izraelit.

Megjithatë, partitë arabe historikisht janë përballur me vështirësi për t’u përfshirë në koalicionet qeverisëse. Prandaj, mbetet e paqartë nëse bashkëpunimi me opozitën do të mjaftojë për të formuar një shumicë të qëndrueshme dhe për të sjellë ndryshimin e qeverisë.

Partitë arabe përfaqësojnë rreth 20 për qind të elektoratit izraelit, çka mund t’i bëjë ato faktor të rëndësishëm në garën për pushtet.

“Disa kritika janë të vërteta”, vajza e Michelle Hunziker pranon privilegjet: “Nuk e di çfarë do të thotë të kesh uri”