“Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve”, Rama u drejtohet policëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me veprimet e dhunshme të regjistruara gjatë protestave në këto 7 ditë.

Ai është ndalur kryesisht në sulmin e ushtruar ndaj punonjësve të policisë të cilët i cilëson më të mirët në gjithë agresionin e krijuar. Kryeministri u bën thirrje efktivëve të cilët përbalen me këto sulme, që të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e  Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, tha Rama.