Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimet e benzinës për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe vaj i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 2 denarë.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/lit, në krahasim me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 13.10.2026. Me këtë, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 96,00 den/lit, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 98,00 den/lit.
Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/lit, në krahasim me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të datës 13.10.2026. Me këtë, çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 99,00 den/lit, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 110,50 den/lit.



