Stresit i shkojnë policët pranë shtëpisë me mëngjes, reperi: “S’jam në shtëpi, mos terrorizoni lagjen”

Stresi pretendon se forca të shumta policore kanë shkuar në lagjen ku ai banon, një ditë pas angazhimit të tij në protestat kundër qeverisë shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen disa efektivë policie të pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse.

“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar reperi, duke iu drejtuar policëve.

Stresi ishte mjaft aktiv gjatë ditës së djeshme në protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke bërë vazhdimisht thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje të qytetarëve.

Protestat kundër qeverisë Rama kanë hyrë në javën e dytë, të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe arrestime.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse prania e efektivëve në lagjen e reperit lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij në protesta. /Prive