PhD candidat: Gzim Rushiti
Aleksandër Dugin i lindur në vitin 1962 në Moskë, është një filozof rus me pikëpamje të ekstremit të djathtë, anti-perëndimore dhe “neo-Euroazian”. I cilësuar në Perëndim shpesh herë si njeriu me ndikim shumë të madh në politikën e jashtme të Presidentit të Rusisë Valdimir Putin dhe shpeshëherë i quajtur nga mediat perëndimore edhe si “figura gri e Kremlinit”, “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, nga informacionet më të besuara që dihen për të deri më tani, duket se ai ka depërtuar dhe ka një ndikim të veçantë strukturat ushtarake të ushtrisë së Rusisë dhe se tekstet e botuara nga ai, shfrytëzohen si manual në akademitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse. Thelbin e mendimit të tij e përbëjnë lufta kundër liberalizmit dhe Euroazia.
Një segment shumë me rrëndësi të veprimtarisë së Aleksandër Duginit paraqet edhe të qenurit autor i profilit të lartë të lajmeve të reme dhe dezinformatave për Ukrainën dhe pushtimin rust ë Ukrainës në platforma të ndryshme online. Gjithashtu ai është përkrahës dhe promovues edhe i iniciativave dhe politikave të ndryshme ruse që kanë synuar të destabilizojnë Ukrainën me qëllim final për të kërcënuar dhe sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj territoriale.
Në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë hyrë në një fazë tjetër dhe çdo ditë po bëhen gjithmonë e më të dhunshme dhe kur ka dyshime për ndërhyrje të jashtme edhe pse ato dyshime akoma nuk janë provuar, për protestat të cilat e kanë përfshirë të gjithë vendin në Shqipëri mendimin dhe përkrahjen e tij e ka deklaruar në mënyrë shprehimore edhe Aleksandër Dugin.
Në një reagim të tij, të bërë në rrjetin X më datë 17 tetor 2026 ai u ka dhënë mbështetje të plotë protestave të dhunshme të cilat po zhvillohen ditëve të fundit në Shqipëri dhe e ka lavdëruar kombin shqiptar në përgjithësi, duke shkruar në postimin e tij “Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani”.
Protestat të cilat kanë shpërthyer dhe po vazhdojnë të zhvillohen në Shqipëri dhe që si synim të tyrin kryesorë deri më tani e kanë përmirësimin e kushteve në arsim, luftimin e problemeve dhe
shqetësimeve të cilat i sjellë për shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë korruspioni i lartë i cili i ka përfshirë institucionet e shtetit shqiptar dhe kërkesat dhe shqetësimet për një të arrdhme më të mirë dhe më të sigurtë për rininë shqiptare, janë kërkesa dhe shqetësime të drejta dhe të cilat sjellin progres dhe përparim të shoqërisë shqiptare dhe të shtetit shqiptar.
Ndërkohë eskalimi i situatës dhe shoqërimi i protestave në Shqipëri me akte dhune dhe sulme ndaj pronës private dhe asaj publike, djegia dhe shkatërimi i disa institucioneve shtetërore siç ka ndodhur deri më tani dhe shprehja e mbështetjes nga aktorë aktorë politik të cilët kanë pasur gjtihmonë dhe vazhdojnë që të kenë akoma edhe sot e kësaj dite qëllime keqdashëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve siç është rasti me ideologun e Presidentit të Rusisë Aleksnadër Dugin, paraqet dhe bartë me vete rrezikun serioz që këto protesta edhe pse mund të kenë qëllim të mirë, ato të shfrytëzohen nga Rusia dhe aleatja e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor Serbisa, që të rrisin ndikimin e tyre në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe të ndikojnë mbi përcaktimin dhe orientimin e qartë dhe të palëkundur euroatlantik të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Shqipëria është shtet anëtar i NATO –s dhe tani ndodhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çka e vendos këtë shtet në veçanti dhe kombin shqiptar në përgjithësi në pozita dhe kushte shumë më të mira dhe më të favorshme gjeopolitike se sa Serbia.
Të qenurit e Shqipërisë anëtar i NATO –s dhe së shpejti në të arrdhmen e afërt edhe anëtare e Bashkimit Evropian bjen ndesh dhe i prish inetersat e aktorëve politik dhe aktorëve të tjerë të të cilët veprojnë si brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe ato që veprojnë jashtë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të cilët janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike dhe që kanë qëllime maline ndaj vetë procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në përgjithësi dhe veçaanërisht ndaj procesit të zgjerimit të NATO –s dhe Bashkimit Evropian me shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Se ideologu i Presidentit të Rusisë Aleksandër Dugin, Rusia dhe aktorë të tjerë politik dhe jo vetëm politik të cilët veprojnë si brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor poashtu edhe ato të cilët e ushtrojnë veprimtarinë dhe aktivitetet e tyre edhe jashtë këtij rajoni dhe të cilët janë të lidhur dhe punojnë për interesat e Federatës Ruse dhe që intersat gjeopolitike të tyre janë kundër përcaktimit të qartë euroatlantik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve e dëshmon edhe thirja e dytë e teoricienit rus Aleksandër Dugin, i cili nëpërmjet një shkrimi të tij në platformën X më datë 20 tetor 2026 i “ftoi
serbët dhe shqiptarët që të luftojnë sëbashku kundër globalistëve të BE –së”. Në postimet e tjera të cilat e pasuan reagimin e dytë të teorecientit rus Aleksandër Dugin për protesta në Shqipëri në platformën X, ai përdori edhe shprehjet si “Rënia e madhe evropiane…” dhe snë një reagim tjetër që pasoi pas tyre, ai shfrytëzoi shprhje edhe më radikale si “Pranvera arabe = vjeshta evropiane. Rënia e Perëndimit”.
Prandaj në këto kohë kur Shqipëria po kalon nëpër turbulenca dhe po ballafaqohet me sfida serioze, është me rrëndësi të veçantë sidomos për insitucionet e sigurisë të shtetit shqiptar dhe për politikën shqiptare në Shqipëri që të veproj me dije dhe maturi për të arritur që ti menaxhoj me sukses të gjitha rrethanat e reja të cilat janë krijuar dhe me të cilat po ballafaqohet Shqipëria sot. Politika në Shqipëri dhe institucionet e sigurisë duhet të ndërtojnë strategji të mirëfillta dhe të mirëmenduara për të arritur që të bbalafaqohen dhe të menaxhojnë me suskses qëllimet malinje të cilat i ka Rusia dhe aleatët e saj të cilët veprojnë në Ballkanin Perëndimor ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Çështje me rrëndësi kruciale për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto momente tensioni të lartë nëpër të cilat po kalon Shqipëria, është që të arrihet deri tek një zgjidhje e cila do ti plotësonte kërkesat e protestuesve për një jetë dhe të arrdhme më të mirë dhe më të sigurtë dhe e cila do të mundësonte që të mos dëmtohej dhe zvarritej procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe që do të bënte të mundur ashtu edhe siç ëshë pritur që Shqipëria sëbashku me Malin e Zin ë një të arrdhme shumë të afërt të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.



