E njëjta kravatë, dy fate: Historia e dy epokave e lidhur me një copë pëlhure të Hashim Thaçit

Një detaj i veshjes së Hashim Thaçit tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, transmeton Gazeta Metro.

Ish-presidenti i Kosovës kishte zgjedhur të paraqitej me të njëjtën kravatë që kishte mbajtur më 17 shkurt 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Në ceremoninë e shpalljes së shtetësisë, Thaçi ishte kryeministër i Kosovës dhe ndër figurat kryesore politike të asaj ngjarjeje.

Pothuajse dy dekada më vonë, e njëjta kravatë u shfaq në një rrethanë krejt tjetër.

Më 16 shtator 2026, Thaçi ishte në sallën e gjyqit në Hagë për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në rastin ndaj tij dhe bashkëakuzuarve.

Dhomat e Specializuara e dënuan Thaçin me 25 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë./gazetametro.net