Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndarë një fotografi të vitit 2021 me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim Shalës.
Këto dy të fundit kohëve të fundit kanë qenë “të përçarë” rreth linjës partiake në marrëveshjen e arritur nga Abdixhiku me Albin Kurtin për president.
Për Shalën ka qenë “e papranueshme” çfarëdo marrëveshje që i zgjat pushtetin Albin Kurtit.
Shala, ka qenë në mesin e gjashtëshes që kanë refuzuar linjën e Abdixhikut.
Tek më vonë, burime brenda kësaj partie kanë folur edhe se LDK mund të jetë e përbashkuar për Anton Qunin si kandidat të tyre për president.
Kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.



