Sanije Rexha, bashkëshortja e Abedin Rexhës, i njohur si “Sandokani”, ka rikthyer me tone të ashpra akuzat e saj ndaj Gani Gecit, vëllezërve të tij dhe personave të tjerë që ajo i lidh me vrasjen e bashkëshortit të saj.
Rexha ka deklaruar se i njeh, siç shprehet ajo, “fytyrën e tradhtarëve të Kombit”, duke përmendur me emër Gani Gecin, Faik dhe Imer Imerin, si dhe persona të tjerë.
Ajo pretendon se vrasja e “Sandokanit” dhe “Rudit” nuk është e vetmja çështje që, sipas saj, duhet të hetohet, duke pretenduar se edhe raste të tjera të mbetura enigmatike kanë lidhje me grupin që ajo akuzon.
“Janë bushtra të pangopura, të cilat nuk u ngopën vetëm me vrasjen e ‘Sandokanit’ dhe ‘Rudit’, por të gjitha rastet tjera të quajtura enigmatike kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këto hiena të ndyta”, ka shkruar Rexha në reagimin e saj.
Në fund të reagimit, ajo ka përsëritur akuzat ndaj Gecit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke e mbyllur me thirrje për nderimin e të rënëve për liri.
“Lavdi të rënëve për LIRI! Rroftë Shqipëria e bashkuar! Liri Çlirimtarëve!”, ka shkruar ajo
“Fytyrën e tyre e njoh mirë” – Sanije Rexha me akuza të rënda ndaj Gani Gecit, Imer Imerit dhe grupit të tyre – i quan “tradhtarë të kombit”


