Gjatë mbrëmjes së sotme duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet protesta e radhës nën moton ‘’Jo në emrin tim’’.
Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.
Në protestën e mbrëmshme morën pjesë edhe djemtë dhe familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nata e pestë e protestave nisi me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, në të cilin ishte vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



