LAJMI QË TRONDITI BOTËN E MODËS: Djali i Cindy Crawford ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

Modeli Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Presley Gerber vdiq të dielën, më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Los Angeles, sipas të dhënave të Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Anxhelosit. Lajmi është konfirmuar edhe nga përfaqësuesi i familjes.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Autoritetet pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes.

Familja Gerber dhe Crawford ka kërkuar privatësi në këtë moment të dhimbshëm.

“Familja kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë dhe të dhimbshme”, thuhet në deklaratën e bërë nga përfaqësuesi i tyre.

Nga pasarelat te fama e familjes Crawford

Presley Gerber lindi në vitin 1999 në Kaliforni dhe ndoqi rrugën e nënës së tij në industrinë e modës. Ai nënshkroi kontratë me IMG Models në moshën 15-vjeçare dhe më vonë u shfaq në pasarelat e markave të njohura, përfshirë Moschino dhe Dolce & Gabbana.

Ai gjithashtu mori pjesë në fushata të markave të mëdha, ndërsa në vitin 2018 u shfaq së bashku me nënën e tij në një reklamë të Pepsi-t gjatë Super Bowl.

Presley ishte djali i vetëm i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, si dhe vëllai më i madh i modeles dhe aktores Kaia Gerber.

Në vitet e fundit, Presley kishte folur publikisht për vështirësitë e tij personale dhe për betejat me varësinë dhe shëndetin mendor.