Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, që synon shpërbërjen e një grupi kriminal, raporton Faktiditor.info
Sipas informacioneve jozyrtare, operacioni është drejtuar ndaj personave të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me drogë, ilaçe dhe suplemente, si dhe krime korruptive.
Ekipet e policisë po kryejnë kërkime në më shumë se një duzinë lokacionesh në të tre qytetet, përfshirë zonën e Çairit të Shkupit.
Jozyrtarisht, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim.
Portali “Kurir” raportoi se midis personave të përfshirë në operacion janë edhe punonjës të Administratës Doganore.
Për momentin, nuk ka informacion të plotë zyrtar nga institucionet kompetente për numrin e të dyshuarve dhe të ndaluarve, as për krimet specifike për të cilat dyshohen./Faktiditor.info/



