Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës për shkak se pranoi që kishte bërë fallco certifikatën e vaksinimit kundër Covid-it-19.
Xhaka edhe pse ishte i ftuar nga Murat Yakin, është larguar nga Kombëtarja “helvetike” për shkak të këtij rasti, që tashmë akuzohet dhe do të përballet me drejtësinë në të ardhmen, shkruan Indeksonline
Drejtori i “helvetikëve”, Pierluigi Tami u pyet në konferencë për media edhe për mbështetjen që Granit Xhaka ia dha katërshes së UÇK-së, së fundmi të dënuar nga Haga.
“”Gjithçka ndodhi shumë shpejt; ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të të ndërmerrte këtë hap. Kjo ishte një çështje private. Shoqata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë. Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, u shpreh drejtori i Zvicrës
Kujtojmë që Xhaka mund të përballet me burgim për shkak të falsifikimit të dokumentit për vaksinim kundër Covid-it-19./Indeksonline/



