Çitaku: Edhe sonte, edhe nesër, ditë e natë në këmbë për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Ajo ka bërë thirrje për qytetarët që ti bashkohen protestës e cila mbahet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Sipas Çitakut duhet të ngritët në këmbë ditë e natë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë.

Populli po e thotë fjalën e vet. Zëshëm. Qartë.

#JoNëEmrinTim./Indeksonline/