Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës rreth procedurave të ndjekura për formimin e institucioneve të reja, shkruan Gazeta Express.

Kushtetuesja në vendim ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar me vonesë, ndërkohë ka sqaruar se aftët kohore për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit rrjedhin edhe nëse gjatë kësaj periudhe nuk bëhet Kuvendi.

“VI. TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026”, thuhet në vendimin e Kushtetuese.