Haradinaj përkujton Afrim Bunjakun në tre vjetorin e vrasjes nga paramilitarët e Serbisë

Ish-Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në Banjskë.

Haradinaj tha se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur” nga sulmi i grupit të armatosur serb.

Ai kritikoi, siç tha, faktin që autorët e sulmit mbeten të lirë, ndërsa ish-pjesëtarë të UÇK-së po gjykohen në Hagë.

“Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta”, shkroi Haradinaj.