Një vit pas Banjskës, drejtësia flet: Prokurori Abazi kërkon përgjegjësi për çdo hallkë të sulmit!

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi, ka folur për procesin gjyqësor lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Abazi, i cili udhëhoqi hetimin dhe përfaqësoi akuzën në këtë rast, ka rikujtuar se aktakuza përfshinte 45 persona dhe se sulmi ishte përshkruar si pjesë e një plani të organizuar për shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës.

“Si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi udhëhoqi hetimin dhe përfaqësoi akuzën në rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.”, tha ai për IndeksOnline.

Gjatë procesit gjyqësor, sipas deklaratave të tij, Abazi kërkoi dënime maksimale për të akuzuarit dhe mbrojti para trupit gjykues tezën e Prokurorisë.

Më 24 prill 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Toliqin, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.

Megjithatë, Abazi ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të ndalet te personat që tashmë janë gjykuar.

“Përtej këtij vendimi, prokurori Abazi ka theksuar se procesi i drejtësisë nuk duhet të përfundojë me dënimin e personave të gjykuar. Sipas tij, përgjegjësia duhet të shtrihet edhe te organizatorët dhe financuesit e sulmit, përfshirë personat që vazhdojnë të jenë në arrati.”

Në përvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, rasti i Banjskës vazhdon të mbetet në fokus të institucioneve të drejtësisë.

“Në përvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, rasti i Banjskës mbetet një nga proceset më të rëndësishme penale të lidhura me sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Për familjen e tij dhe institucionet e Kosovës, përballja me përgjegjësinë penale të të gjithë personave të përfshirë mbetet pjesë e kërkesës për drejtësi.”