Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në kuvend

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me mëngjes ka sugjeruar Qeverinë e Kosovës që mos të pengojë projektligjin për Dhomat e Specializuara.

“Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në kuvend”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Sot, në komisionet e kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike.

Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit.

Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!

Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend.

Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh.

Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!