Logo e UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka komentuar edhe mbulimin e ndërtesës së Qeverisë me simbolin e UÇK-së pas protestës.

Sipas Çitakut, UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe

Postimi i plotë:

Sonte, pas protestës popullore, ndërtesa e Qeverisë qenka mbuluar me simbolin e UÇK-së.

Mirë shumë.

Por, ka 16 ditë e 16 net që sheshet po buçasin anë e kënd Kosovës, e kudo në diasporë ku ka shqiptarë: Jo në Emrin Tim.

Dhe kërkesa drejtuar Albin Kurtit është e qartë: silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni. Pa humbur kohë.

UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe.

Vepra, Albin. Jo fjalë./Indeksonline/