Orkestroi vr*sjen e Tupac-ut, 40 vjet burg për “Keffe D”

Ish-bosi i bandës, Duane “Keffe D” Davis, është dënuar me 40 vjet burg për orkestrimin e vrasjes së Tupac Shakur-it.

Një juri e shpalli Davisin fajtor për akuzën për vrasje e reperit, në një të shtënë me armë në Las Vegas më 7 shtator 1996.

Ai ka thënë se do ta apelojë vendimin.

Dënimi i shefit të bandës 63-vjeçar ishte i pari në një çështje të pazgjidhur që ka intriguar fansat e hip-hopit për gati 30 vjet, shkruan BBC.

Prokurorët argumentuan se, megjithëse Davis nuk e shkrehi vetë armën, ai ishte kreu i grupit që kreu vrasjen. Ai pranoi në kujtimet e tij se kishte siguruar armën e përdorur në krim.

Provat kryesore në këtë çështje ishin fjalët e vetë Davis, në të cilat ai pranoi vazhdimisht dhe publikisht se ndodhej brenda Cadillac-ut të bardhë nga ku u qëlluan të shtënat vdekjeprurëse.

Në këmbim të mbrojtjes nga ndjekja penale, ai u kishte treguar autoriteteve për rolin e tij në vdekjen e Shakur gjatë një interviste sekrete policore në vitin 2008 në lidhje me vdekjen e reperit tjetër Notorious BIG, emri i vërtetë i të cilit është Christopher Wallace, i cili u vra në një të shtënë vetëm disa muaj pas Shakur.