Dy filma nga Kosova, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për kinematografinë e vendit.
Përzgjedhja e të dy filmave dëshmon praninë gjithnjë e më të spikatur të kineastëve nga Kosova në kinemanë evropiane. Në këtë fazë, anëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit do të votojnë për nominimet, të cilat do të shpallen më 14 nëntor 2026.
Qendra Kinematografike e Kosovës uron regjisorët, producentët, aktorët dhe ekipet e të dy filmave për këtë sukses.



