Protestuesit pritet të dalin sërish sot në rrugët e kryeqytetit për të shprehur pakënaqësitë e tyre për qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Prej katër ditësh rresht, protestuesit janë përplasur dhe konfrontuar fizikisht me Policinë në rrugët e Tiranë, ndërsa kërkesa e tyre ishte vetëm një: dorëheqja e Edi Ramës.
Por, kryeministri Rama deri tani e ka refuzuar thirrjen e protestuesve, ndërsa është shprehur se aktet e dhunës nuk janë nga “dora e studentëve”.



