Ambulancat e mjekëve amë dhe pikat kujdestare në Shkup janë të mbingarkuara nga pacientët me probleme shëndetësore.
Brenda një nate, 152 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore në gjashtë pikat kujdestare të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup. Rreth një e treta kishin tension të lartë të gjakut, ndërsa të tjerët ankoheshin për dhimbje fyti, kokëdhimbje dhe probleme me stomakun.
Te të rinjtë janë të pranishme simptoma që ngjasojnë me gripin dhe COVID-19, ndërsa mjekët paralajmërojnë se mund të ketë edhe raste të gripit sezonal.
Ndërkohë, pritet të nisë vaksinimi kundër gripit. Në dispozicion janë 30 mijë vaksina, ndërsa rreth 25 mijë qytetarë janë paraqitur për imunizim.


