Bërvenicë: Sot votojnë të sëmurët, të dielën hapen kutitë për zgjedhjet lokale

Banorët e Komunës së Bërvenicës të dielën do të votojnë për kryetar të ri komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, të cilat po mbahen për shkak të vdekjes së ish-kryetarit të kësaj komune në qershor të këtij viti. në ndërkohë sot votojnë të sëmurët të burgosurit dhe personat që janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në listë janë 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, nëntë persona që janë në burg ose paraburgim dhe 449 janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit.

Gjashtë kandidatë, që përfaqësojnë katër blloqe politike, si dhe dy kandidatë të pavarur, po marrin pjesë në garën për kryetar të Komunës së Brvenicës.

Qendrat e votimit do të hapen nesër në orën 7 të mëngjesit, dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Gjithsej 16,256 votues janë të regjistruar në Listën e Votuesve në dhjetë vendbanimet në Komunën e Brvenicës.