Hita ka deklaruar se policia ka përdorur vetëm mjetet dhe pajisjet e lejuara e të certifikuara, duke theksuar se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar.
Ai shtoi se efektivëve u janë dhënë udhëzime të qarta për respektimin e procedurave standarde, ndërsa paralajmëroi se do të vijojnë verifikimet në rastet kur dyshohet për tejkalim të kompetencave nga vetë efektivet.
“Polica ka përdorur gjithmonë mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, të gjitha që janë përdorur, janë përdorur të kufizuara. Nga ne përdoren vetëm mjetet e përcaktuara si në të gjitha vendet e BE-së, dhe pajisjet e certifikuara për këtë qëllim.
Në këtë protestë të dhunshme nuk mendojmë që një grup i vogël që nuk përfaqësojnë gjithë protestuesit të qetë dhe paqësorë, të kryejnë këto veprime të dhunshme.
Unë dhe gjithë drejtuesit kemi dhënë detyra të qarta dhe të prera, që të gjitha mjetet dhe pajisjet policore përdoren në veprime sipas procedurave standarde dhe nëse kalohen kompetencat e veprimeve të punonjësve do vazhdojnë verifikimet”



