Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet sot, nga ora 16:00, pas sigurimit të uniformave për pjesëtarët e rinj.
Kjo gjeneratë ishte paraparë të diplomonte më 30 tetor, por ceremonia ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.
Uniformat tashmë janë siguruar dhe ceremonia pritet të zhvillohet gjatë pasdites së sotme.
Gjenerata e re përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Mungesa e uniformave, e po ashtu edhe dyshimet për mungesë të armëve për pjesëtarët e rinj, kanë nxitur reagime dhe vëmendje të madhe publike.
Sipas gazetarit Reçica, problemet që çuan në këtë situatë kanë ardhur si pasojë e vështirësive në procesin e prokurimit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të prokurimit të Policisë së Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.



