Paraguai në kaos për shkak të falimentimit bankar, Presidenti jep dorëheqjen

Një krizë e rëndë financiare dhe politike ka përfshirë Paraguajin pas raportimeve për falimentimin e bankës Ueno Bank, duke shkaktuar panik te klientët dhe pasiguri për stabilitetin e sistemit financiar të vendit. Kjo ka sjellë edhe dorëheqjen e Presidentit Santiago Pena.

Sipas raportimit, situata është përshkallëzuar brenda më pak se 48 orësh, ndërsa miliona klientë janë përballur me bllokimin e llogarive bankare dhe pamundësinë për të tërhequr kursimet e tyre.

Në qendër të krizës është vendosur edhe presidenti Santiago Peña, i cili, sipas pretendimeve të raportimit, është përballur me izolim politik dhe presion në rritje, për shkak të lidhjeve të tij me institucionin financiar të përfshirë në skandal.

Situata ka nxitur zemërim të madh publik, pasi dyshohet se janë prekur kursime dhe fonde pensionale në vlerën e qindra milionë dollarëve. Kriza ka ngritur gjithashtu shqetësime për mundësinë e përhapjes së pasojave në të gjithë sistemin financiar të Paraguajit.