Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Ajo është goditur nga një autobus, duke pësuar lëndime të rënda. Ajo vdiq në QKUK ku u dërgua për trajtim.
Ndërkaq, shoferi i autobusit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, njofton policia në raportin 24-orësh.



