VMRO-DPMNE në tetor ka pasur mbështetje prej 24 për qind të qytetarëve, LSDM 8.5 për qind, BDI 7.9, VLEN 7.1, E Majta 6 dhe ZNAM-i 2 për qind, tregojnë rezultatet nga tri anketat e tri agjencive të ndryshme anketuese, të përgatitura për nevojat e VMRO-DPMNE-së. Dy nga anketat janë përgatitur në teren, ndërsa një me telefon. Në krahasim me anketat paraprake, mbështetja për partitë nuk ka ndryshime të mëdha.
Sipas anketës nga prilli, VMRO-DPMNE-ja ka pasur mbështetje prej 25,7 për qind, përkundër 8,3 për LSDM, 7.9 për BDI-në, 6.2 për VLEN-in, 5.8 për qind për Levicën dhe 2.3 për qind për ZNAM-in.
Në krahasim me mbështetjen partiake nga shkurti deri në tetor, VMRO – DPMNE lëviz ndërmjet 24 dhe 25 për qind, LSDM ndërmjet 8 dhe 9.3 për qind, BDI-ja ndërmjet 7,5 dhe 8, VLEN ndërmjet 6.5 dhe 7, E Majta ndërmjet 5 dhe 6 dhe ZNAM-i ndërmjet 2 dhe 2.5 për qind.
Anketat e tetorit treguan edhe se dy e treta e të anketuarve e mbështesin anëtarësimin në BE, por se po ritet numri i atyre të cilët janë kundër ndryshimit të Kushtetutës për përmbushjen e atij qëllimi. Përveç se në bashkësinë maqedonase e cila është 80% kundër, po rritet përqindja edhe te bashkësitë e tjera etnike.



