Vranësira dhe shi lokal, temperaturat deri në 19 gradë

Në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19 gradë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.