Komiteti Hetues i Rusisë, i cili merret me krime të rënda, tha të premten se kishte hapur një hetim për shpërthimin e një makine në Moskë, për të cilën mediat ruse raportuan se i përkiste një ndihmësi politik ukrainas në emërgim.
Mediat ruse raportuan se makina i përkiste Sergei Zavorotniy, një ish-zëdhënës i ish-kryeministrit ukrainas Mykola Azarov, i cili jeton në Rusi që kur u largua nga Ukraina për shkak të protestave antiqeveritare në vitin 2014.
Mediat ruse raportuan se Zavorotniy ishte shtruar në spital.
Ky është rasti i fundit në një seri përpjekjesh të dukshme për vrasje brenda Rusisë. Të enjten, një anëtar i ushtrisë ruse u vra pasi makina që po drejtonte u hodh në erë në Shën Petersburg, thanë hetuesit.



