Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një mesazh fyes që ka marrë së fundmi në llogarinë e saj.
Ajo e ka publikuar këtë shkëmbim në llogarinë e saj, duke zgjedhur t’i përgjigjet komentit me ironi.
Në pamjen e ekranit të publikuar nga vetë ajo, një përdoruese i ka shkruar fjalët: “Zhduku dhe ti zioniste e shpifur. Sa të pëlqeja më parë, aq më neverit tani!”. Reagimi i parë i modeles brenda bisedës ka qenë i shkurtër, duke u përgjigjur vetëm me “Wow” dhe një emoji habie.
Më pas, ajo ka vendosur ta bëjë publik këtë mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, ku sipër fotos ka shkruar me ironi: “Nji mesazh shumë i dashtun sot në mëngjes”.
Përbri këtij shkrimi, ajo ka vendosur emoji të qeshure si dhe një gjest zhgënjimi, duke shtuar edhe një koment tjetër: “O Zot… nisi paqe në shpirt të saj se duket se paska nevojë për mëshirën tande. Amin”.



