Kosova dhe Izraeli në përballjen e sotme në Prishtinë ndanë pikët në barazim pa gola 0-0
Kosova edhe pse kishte shumë raste shënimi ato nuk mjaftuan ta ndryshojnë rezultatin.
Pjesën e parë Kosova e mbylli me shumë raste rrezikimi ku në dhjetë minutat e para të ndeshjes, Kosova i është afruar dy herë shënimit të golit, me Kreshnik Hajrizin dhe Edon Zhegrovën. Tentimet e tyre shkuan jashtë portës. Izraelitët ishin të fokusuar më shumë në fazën mbrojtjes.
Tjetër rast që vlen të përmendet është edhe fakti që Lindrit Kamberi ka qenë i pafat në debutimin me Kosovën ku pas harkimit të Veldin Hoxhës, Kamberi e pati rastin më të mirë në pjesën e parë.
Ndërsa Izraeli kishte vetëm disa gjysmëraste por pa rrezikuar portën e Saipit.
Ndërkohë pjesa e dytë filloi keq për Kosovën ku Veldin Hodza u ndëshkua me karton të kuq dhe Kosova mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 67-të.
Ky rezultat e çon Kosovën në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin B3, ndërsa Izraeli arrin në tri pikë.
Barazimi e mban Kosovën në garë për pozitën e dytë në grup, ndërsa Austria vazhdon të jetë në krye të renditjes. Ndeshja tjetër e grupit, Austria dhe Republika e Irlandës, pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në renditjen përfundimtare të kësaj xhiroje.
Kosovës i mbetet edhe një ndeshje për ta përmbyllur fazën e grupeve, në udhëtim ndaj Republikës së Irlandës, më 17 nëntor./IndeksOnline/



