Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste.
Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i cili në një postim shkruan se Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta të partisë, përfshirë Kryesinë, Asamblenë apo edhe si drejtuese politike në një njësi në Tiranë.
Madje, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi i PS.
Sipas Klosit, Spiropali është vetëm një anëtare e thjeshtë e PS.



