Armend Murseli, i ftuar në emisionin Debat me Fakte në portalin informativ FaktiDitor, foli edhe
për bashkimin e partive politike maqedonase në Komunën e Butelit, veçanërisht kur bëhet fjalë
për çështjet që prekin shqiptarët.
Murseli deklaroi se partitë maqedonase arrijnë të bashkohen kur diskutohen investimet dhe
çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, duke theksuar se në raste të tilla ato veprojnë të
bashkuara. / Faktiditor.info /



